Ruci: Të shkrihet Etika, kampionati duhet hequr sa më shpejt nga bastet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2015 | 17:06

Ruci: Të shkrihet Etika, kampionati duhet hequr sa më shpejt nga bastet

Vasil-RuciNë cilësinë e një prej zyrtarëve më të lartë të Klubit të Futbollit Flamurtari, Vasil Ruci kërkon shkrirjen e Komisionit të Etikës pranë FSHF-së. I ftuar në emisionin “Rubrika Sport-ive” në TVSH, ish-lojtari i shquar vlonjat theksoi se Ko-misioni i Etikës nuk duhet të funksionojë më pasi ka marrë një vendim të turpshëm dhe aspak profesional. Ruci tha se vlonjatët në FSHF duket se janë një e keqe për Flamurtarin, pasi FSHF shpesh sulmon klubin vlonjat.

“Unë nuk e njoh fare Ko-misionin e Etikës, a çfarë është kjo! Nuk e di se kush janë ata. Ah, janë nga Vlora, epo ne nga njerëzit tanë i kemi pasur të gjitha këto. Ç’është ky Komi-sion Etike, a Komision Disi-pline?! Me këtë vendim që ka marrë ai Komision Etike nuk duhet të funksionojë më, por duhet të shkrihet. Duket që ësh-të një vendim, i cili nuk është aspak i drejtë dhe kulmi arriti kur dënohet portieri, i cili nuk ishte fare i pranishëm në atë ndeshje. Kjo nuk ka ku të vejë më! Po çfarë është kjo, pse ndodh kjo? Çfarë komisioni është ky?! Ky komision duhet që të shkrihet dhe të pushojë së funksionuari. Çfarë janë këto struktura, të cilat, në vend që ta ndihmojnë zhvillimin e futbol-lit në vend, bëjnë të kundërtën. Zoti Idrizi vjen të investojë, por shikoni se me çfarë ndeshet. Kjo nuk është aspak pozitive”, tha Ruci.

Bastet dhe drejtësia Ish-trajneri i Flamurtarit, ak-tualisht një nga zyrtarët e lartë të klubit vlonjat, Vasil Ruci, tha se besimi për zgjidhjen e kësaj çështjeje ekziston tashmë vetëm tek institucionet e drejtësisë. Ruci përsëriti edhe një herë atë që administratori Idrizi ka dek-laruar qysh në krye të herës: heqjen e kampionatit shqiptar nga bastet. “Ne kemi besim tek organet e drejtësisë dhe gjykata. Le të jenë ato që të vendosin rreth kësaj çështjeje. Klubi ynë ka qenë i pari që ka denoncuar dy-shime për sa u përket ndeshjeve të veçanta.

Por shikoni se ç’bëjnë! Ne denoncojmë këto fenomene dhe jemi të hapur edhe për hetim ndaj lojtarëve tanë siç ishte rasti i Teutës, këta na marrin çështjen dhe na e çojnë për gjykim në Durrës. Le ta heqin nga bastet kampionatin tonë me qëllim që të marrin fund këto problematika. Ne si klub e kemi vullnetin e mirë për këtë çështje dhe për ta luftuar këtë fenomen negativ. Vetëm kështu mund të marrin fund të gjitha këto”, shprehet ish-futbollisti i shquar. Situata në ekip Vasil Ruci thotë se Flamur-tari ka dalë nga objektivat dhe se po eksperimenton për sezonin e ardhshëm.

Sipas ish-trajnerit vlonjat, e ardhmja e Flmurtarit do të jetë brezi i ri, por gjithsesi ai do të kërkojë kohën e duhur. “Po të kishte objektiva Flamurtari, do të kishte organi-kë të plotë. Por ne nuk kemi ob-jektiva. Në këto kushte luajnë të gjithë djemtë dhe në veçanti ata që janë të rinj dhe që po u japim hapësirë me qëllim që t’i kemi për të ardhmen. Ky brez që po luan tani te Flamurtari është brez që do kohën e du-hur. Gjithsesi, unë besoj se po i fitojmë këto talente të reja”, për-fundoi Ruci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"