21 milionë euro për mesfushorin e Bazelit, Dortmundi gjen akordin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2018 | 12:26

21 milionë euro për mesfushorin e Bazelit, Dortmundi gjen akordin

Peter Shtëger ka marrë një lajm të mirë përpara ndeshjes së sotme ndaj Volfsburgut. Borusia e Dortmundit ka arritur akordin me Bazelin për transferimin e qendërmbrojtësit Manuel Akanji, në “Signal Iduna Park”. “Sport Bild” zbuloi arritjen e marrëveshjes për 22-vjeçarin, për vlerën e 21.5 milionë eurove. Kampionët e Zvicrës kishin refuzuar ofertën e parë të gjermanëve (15 milionë eurosh).

Bazel

Akanji ka regjistruar 4 ndeshje me kombëtaren helvete, ndërsa është shpallur dy herë kampion me këtë klub, me të cilin ka fituar edhe njëherë kupën. Këtë sezon, ai regjistroi 19 ndeshje në Superligën Zvicerane dhe ka luajtur në të gjashta ndeshjet e skuadrës së tij në Ligën e Kampioneve gjatë fazës së grupeve, duke rënë në sy të gjigantëve europianë. Dy vite më parë, Bazeli e kishte transferuar futbollistin nga Vinterthuri për shifrën modeste të 700 mijë eurove

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"