14 ndeshje të pamposhtur, Egbo “driblon” sërish titullin: Të marrim takimet një e nga një

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 19:21

14 ndeshje të pamposhtur, Egbo “driblon” sërish titullin: Të marrim takimet një e nga një

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo theksoi se nuk ka asnjë presion në zgjedhjen e formacionit bazë. Sipas tij, te skuadra nuk ka asnjë hatërmbetje pasi janë një familje.

Egbo

Pas fitores së rëndësishme 1-0 kundër Laçit, tekniku Nigerian shtoi se nuk ishte e vështirë ta përgatiste ndeshjen edhe pse bardheblutë kishin luajtur 2 brenda 3 ditëve.

Për sa i përket titullit, Egbo sërish këmbënguli se ekipi duhet të vazhdojë të marrë ndeshjet një e nga një për të shkuar drejt titullit.

Nën drejtimin e Egbosë, Tirana ka fituar 13 ndeshje dhe ka barazuar vetëm një.

“Fitorja e vështirë me Laçin – Ne e dnim që do të ishte e vështirë. Ky stadium jep mundësi vendasve dhe të tjerëve të shprehem sa më mirë. U thashë futbollistëve fusha do të jetë pro ose kundra tyre. Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin e karikuar. Në pjesën e dytë dolëm në lojën tonë.Duhej të arrinim të gjysmëfusha kundërshtare. Kundërshtari gaboi dhe na dha mundësi të shënonim.

Laçi, prova e pjekurisë për titullin – Ka 10 ndeshje për t’u luajtur. Të vazhdojmë me ndeshjet një e nga një. Shohim punën tonë. Do të bëjmë në fund llogaritë tona.

Kritika për ekipin – Nuk kemi qenë mirë në pjesën e parë, e nisëm shumë ngadalë. Vetëm pjesa e parë kam kritika për ekipin.

Ismaelgeci në vend të Halilit dhe presioni për zgjedhjet në formacionin titullar – Jemi një familje. E marrim vendimin si staf. Nuk ka presion. Jemi si vëllezër si familje. Ismailgeci ishte 100 përqind i gatshëm fizikisht,

Përgatitja – Nuk ishte e vështirë ta përgatisnim takimin. Ata vinin nga një ndeshje me Ballshin. E kishim përgatitur ndeshjen. Pushova më shumë ata që kishin luajtur më shumë”, përfundoi trajneri i Tiranës Emanuel Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"