10 realizime “ajrore” në 6 sezonet e fundit, ja plani i zhbllokimit të Ronaldos

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 10, 2018 | 11:50

10 realizime “ajrore” në 6 sezonet e fundit, ja plani i zhbllokimit të Ronaldos

I brohoritur, i përkëdhe lur, i admiruar dhe i ngritur në qiell, por mbi të gjitha i pritur. Po, sepse tifozët juventinë vazhdojnë ta ndjekin si perëndi Ronaldon dhe mezi presin të çlirojnë gëzimin e golit të parë zyrtar për portugezin me fanellën e re. Alegri, si një gjeneral i regjur, po studion planin e betejave, që nga ndeshja e ardhshme mund t’i shohë lojtarët në role të vjetra, por me zakone të reja, teksa do të praktikohet arti i lashtë i krosimeve.

ronaldo

Mëkat zonal – Katër golat e deritanishëm të Juventusit në kampionat kanë ardhur në forma apo nënforma krosimi. Fillimisht, Khedira që ndaj Kievos shfrytëzoi një spondë të Kielinit pas kornerit të Pjaniçit. Krosim ka shfrytëzuar Manxukiç ndaj Parmës, teksa edhe ndaj Lacios ishte zhvillimi i një krosi në zonë nga Kanselo që solli golin e kroatit, pasi Ronaldo godiste keqazi përballë portës së boshatisur. Me Juven në vend të parë e me pikë të plota, elementët e sipërm mund të konsiderohen detaje, por ja që mbase rezultojnë thelbësore për një rikthim të portugezit te goli. Parulla e re është: “Krosime”, marrësi i të cilave nuk mund të jetë askush tjetër përveç numrit 7 bardhezi. Shifrat janë nga ana e 32-vjeçarit, i cili në tre takime në Serinë A është pikasur nga tetë krosime, respektivisht katër ndaj Parmës dhe nga dy kundër Lacios dhe Kievos.

Ronaldo-2

Bateria – Teksa flasim për krosime, është e natyrshme të zbulojmë edhe “shërbyesit” e Ronaldos, me Aleks Sandron që prezantohet si eksperti i fushës. Në minutat e luajtura deri më tani, braziliani ka hedhur 23 topa në zonë dhe mund të jetë ai, pikërisht furnizuesi kryesor i Ronaldos, që në aspektin e krosimeve do të ketë mundësi të shfrytëzojë edhe kontributin e Kuadrados e Duglas Kostas, të cilët kanë krosuar nga nëntë herë secili gjatë këtij fillimi të Serisë A. Zhoao Kanselo mund të jetë një tjetër kartë në favor të Ronaldos dhe Alegrit, me mbrojtësin portugez që i njeh më mirë se kushdo lëvizjet e sulmuesit, duke qenë se luajnë bashkë edhe në Kombëtare.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI






www.minuta90.com