10 ndeshje brutale në 34 ditë, Klop luan sezonin! Liverpul përballet me të gjithë në “top 6”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 21:28

10 ndeshje brutale në 34 ditë, Klop luan sezonin! Liverpul përballet me të gjithë në “top 6”

Jyrgen Klop është një optimist i jashtëza konshëm, por edhe trajneri i Liverpulit mund të ngrejë supet me dyshim për 10 ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij.

klop

Duke përfshirë edhe duelin e së dielës me Mançester Junajtidin në “Anfield Road”, kampionët e Anglisë do t’i luajnë të gjitha këto sfida në 34 ditët e ardhshme. “Reds”-at kanë kaluar një periudhë të vështirë javët e fundit, me barazimet kundër Uest Bromuiçit dhe Njukasëllit, pasuar nga humbja me Sauthemptonin.

Prandaj, ata i drejtohen këtij muaji të vështirë jo pak të shqetësuar. Përveç ndeshjes me kryesuesit e Mançester Junajtidit, Liverpuli do të përballet me “Djajtë” edhe në “Old Trafford” më 23 janar, ndeshje e vlefshme për 1/16-at e Kupës FA. Dhe nëse ata humbasin këtë të diel në kampionat, brenda në shtëpinë e tyre, diçka që nuk ndodh prej 3.5 vitesh, atëherë 6 pikët disavantazh ndaj rivalëve të përjetshëm mund të shndërrohen në një bumerang për javët e mbetura të Premier Ligës.

Liverpuli nuk mundet përballë tyre prej 4 ndeshjesh, por Solskjaer beson te forma e skuadrës së tij, e cila do të kërkojë fitoren e parë kundër rivalëve që prej gushtit 2018. Në 21 janar, kampionët do të presin Bërnlejn në shtëpi dhe dy ditë më vonë udhëtojnë drejt “Old Trafford” për përballjen në Kupë.

Data

Pas raundit të katërt të Kupës FA, ata do të kenë 5 ditë kohë për të rikarikuar bateritë për transfertën me Totenhemin. Tri ditë më pas i pret sërish një transfertë në kryeqytet, këtë herë kundër Uest Hemit. Pesë ndeshjet e mbetura janë në 3 shkurt kundër Brajtonit në “Anfield”, 3 ditë më vonë do të presin Mançester Sitin dhe më 13 shkurt do të udhëtojnë drejt Lestërit.

Bilanci

Më 16 shkurt vizitojnë Lajpcigun në sfidën e vajtjes së 1/8- ave të Ligës së Kampioneve dhe muaji i çmendur mbyllet me derbin kundër Evertonit më 20 shkurt në “Anfield”. Gjithçka luhet në harkun e një muaji, me përballje me secilën prej 6 klubeve të para të Premier Ligës, por statistikat kanë një lajm të mirë për të kuqtë: Në total ndaj këtyre rivalëve ata kanë 70 ndeshje që nuk humbasin.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"