1 milionë dollarë drejt Mesit, argjentinasit i vjen oferta marramendëse për mantelin që veshi në finalen e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2022 | 13:00

1 milionë dollarë drejt Mesit, argjentinasit i vjen oferta marramendëse për mantelin që veshi në finalen e Botërorit

Leo Mesi u ngjit në majën e botës pasi fitoi Botërorin e Katarit me Argjentinën e tij në finale kundër Francës.

mesi

Ajo që ra në sy, ishte manteli që princi i Katarit i vendosi Mesit në momentin kur ky i fundi do të ngrinte në qiellin e Dohas trofeun e artë.

Një pjesëtar i parlamentit të Omanit, duket se ka bërë gati menjëherë një ofertë tunduese drejt argjentinasit, për mantelin tradicional arab, i quajtur “bisht”.

1 milionë dollarë për Mesin në këmbim të mantelit, që e cilëson si simbolin e madhështisë dhe mençurisë.

132132132

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"