“Tërbohen” tifozët e Realit, një statujë për Mesin në qendër të…Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 18:27

“Tërbohen” tifozët e Realit, një statujë për Mesin në qendër të…Madridit

Leo Mesi është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, dhe atij pritet t’i bëhet një statujë.MESSI

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Federatë Spanjolle po mendojnë të krijojnë një statujë të Leo Mesit, për shkak të karrierës të suksesshme që ai ka pasur. Argjentinasi pritet të ketë një statujë krah atyre të Pele,Maradon dhe Di Stefano.

Në Spanjë e bëjnë të sigurt se diçka e tillë do të ndodhë, por ende nuk është vendosur nëse do të bëhet tani apo kur Mesi të largohet nga futbolli. E veçanta është se statuja e sulmuesit të Barcelonës, do të ndërtohet pikërisht në mes të Madridit.

Është ky qyteti ku Mesi urrehet më shumë, për shkak të rivalitetit të përjetshëm ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Kjo nuk iu pëlqen aspak tifozëve madrilenë, të cilët asnjëherë nuk kanë shfaqur dashamirësi në drejtim të sulmuesit argjentinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"