ZYRTARE/ Projekt i ri për Vllazninë pas dështimit të madh, merret vendimi për Edi Martinin
Vllaznia njofton se Edi Martini do të jetë trajner edhe për dy sezone të tjera. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky është sinjal i nisjes së një projekti të ri me trajnerin pasi kanë ndryshuar edhe formulën e kontratës. Në verën e kaluar Martini firmosi kontratë njëvjeçare dhe nuk kishte garanci për vazhdimësinë. Por me rinovimin dyvjeçar, klubi lë të kuptohet se ka ndërmend të nisë një projekt të ri me ekipin nën drejtimin e tij, edhe për faktin se pritet të largohen shumë lojtarë.
POSTIMI I PLOTË
KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur akordin me trajnerin Edi Martini për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët edhe për dy sezonet e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL













