ZYRTARE/ Luftëtari blindon mbrojtjen, transferon dy futbollistë nga Superiorja dhe Kroacia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2025 | 16:14

ZYRTARE/ Luftëtari blindon mbrojtjen, transferon dy futbollistë nga Superiorja dhe Kroacia

Luftëtari ka transferuar dy mbrojtës sot. Me klubin gjirokastrit janë bashkuar Nikolas Nika dhe Armir Brahimi. Për këtë të fundit transferimi në formë huazimi është konfirmuar nga Vllaznia.

Screenshot 2025-08-28 160920

Nika ështe 19 vjeç, ndërsa Brahimi 20 vjeç. Luftëtari e ka përforcuar kështu mbrojtjen me elementë të rinj.

Njoftimi i Vllaznisë për Amir Brahimin:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me AF Luftëtari për huazimin e futbollistit tè saj Amir Brahimi për sezonin 2025-2026. Ne shpresojmë se tek skuadra e tij e re, mbrojtësi 20 vjeçar do të ketë më shumë hapësira aktivizimi dhe besojmë që ai do të rikthehet tek familja më i fortë dhe me më shumë përvojë”.

Njoftimi i Luftëtarit për Nikolas Nikën:

“19-vjeçari, i formuar në akademinë e Flamurtarit dhe më pas me eksperiencë zhvillimi te NK Hask 1903 (Kroaci), shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen e repartit mbrojtës.

Nika ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të klubit”.

PANORAMASPORT.AL