Postuar: Gusht 27, 2025 | 12:23
ZYRTARE/ Forcë e shtuar në repartin ofensiv, Teuta prezanton lojtarin që vjen nga Polonia
Jakub Myszor është zyrtarisht lojtar i Teutës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi durrsak përmes rrjeteve sociale. 23-vjeçari do të forcojë repartin ofensiv dhe të jetë një element i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Enkeleid Dobi.
NJOFTIMI
Mirësevjen, Jakub Myszor!
Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, që do të forcojë repartin ofensiv dhe të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për sezonin e ri.
PANORAMASPORT.AL













