VIDEO/ Vllaznia e pandalshme drejt titullit kampion, i mjafton një gol dhe kartoni i kuq për Teutën në “Loro Boriçi”
Vllaznia mori një fitore të rëndësishme ndaj Teutës në stadiumin “Loro Boriçi”. Kuqebluve u mjaftoi goli i Kevin Dodajt, që si ndaj Partizanit solli 3 pikë të arta në rrugën drejt titullit kampion.

Goli i Dodajt u regjistrua në minutën e 43-të. Dhe pse sfida filloi me vrull, duhet thënë se ishte një zhgënjim për rastet që prodhoi fusha e blertë.
Kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini u treguan cinikë ndaj ekipit të Enkelejd Dobit. Teuta duhet të luante me 10 lojtarë nga minuta e 65-të, kur Jazxhi u largua me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Kallakut.
Vllaznia e shikon veten në krye me 5 pikë më tepër se Egnatia pas 31 javësh. Teuta ndërkohë mbetet 6 pikë larg zonës së Final Four, ndërsa Dinamo dhe Partizani do luajnë takimet e tyre.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
VLLAZNIA 1-0 TEUTA
43′ Dodaj
NGJARJET KRYESORE
90+5′ Mbyllet ndeshja, Vllaznia 1-0 Teuta.
90+4′ Selmani pret goditjen e Gurishtës te Vllaznia.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
90′ Gonçalves dhe Trifoni marrin vendin e Ismajlit dhe Arifajt te Teuta.
88′ Pohls rrezikon te Vllaznia. Boçi nuk ia doli të përfitojë. (VIDEO)
86′ Gjuajtja e parë në portë gjatë pjesës së dytë vjen nga Tafili. Devijon Selmani te Teuta. (VIDEO)
85′ Dodaj i lë vendin Tafilit te Vllaznia.
83′ Goditje dënimi në favor të Teutës pranë zonës së Vllaznisë. Miqtë në inferioritet numerik nuk përfitojnë.
79′ Karton i verdhë për Malën te Vllaznia.
77′ Zëvendësime te Vllaznia. Murataj i merr vendin Kallakut, ndërsa Krymi merr vendin e Qatos.
68′ Kotobelli merr vendin e Maçollit te Teuta.
65′ Gjyqtari Cjapi tregohet i prerë duke larguar Jazxhin me karton të kuq. Ndërhyrja e parregullt ishte ndaj Kallakut. (VIDEO)
62′ Goditje për t’u harruar me kokë e Balajt, pas harkimit nga Gurishta te Vllaznia. (VIDEO)
61′ Runi merr vendin e Votlait te Teuta.
56′ Teuta ka qarkullimin e topit, por mungon rrezikshmëria.
53′ Kallaku zotëron një top në mesfushën e Teutës. Gabon te pasimi i fundit për Dodajn.
47′ Ismajli ndëshkohet me karton të verdhë te Teuta.
46′ Nis pjesa e dytë. Vila merr vendin e Dacit te Teuta. Pusi merr vendin e Jagos te Vllaznia.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Vllaznia 1-0 Teuta.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
43′ GOOOL! Vllaznia 1-0 Teuta/ Dodaj dërgon topin në rrjetë, shpërthen festa te kuqeblutë. (VIDEO)
39′ Boçi futet në zonën e Vllaznisë. Mungon finalizimi i duhur te Teuta.
37′ Qato pranë supergolit. Gjuajtja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)
35′ Qato rrezikon shumë për një karton tjetër të verdhë te Vllaznia. (VIDEO)
33′ Qato ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.
32′ Maçolli provon me një goditje për t’u harruar nga distanca te Teuta.
29′ Sala merr vendin e Dros te Vllaznia.
26′ Dros ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor te Vllaznia. Nuk ia del të vazhdojë dhe e mbyll ndeshjen para kohe.
25′ Qato nuk e shfrytëzon si duhet gabimin e Votlait. Goditje këndi për Vllazninë. (VIDEO)
24′ Boçi tentoi surprizën në shtyllën e parë. Topi përfundoi jashtë. (VIDEO)
16′ Pohls kontrollon pa problem goditjen e Boçit nga Teuta.
12′ Vllaznia flirton me golin. Fillimisht Selmani ndal Malën, më pas Jago gjen rrjetën e jashtme. (VIDEO)
10′ Sërish pretendime për penallti te Vllaznia. Qato rrëzohet në zonë.
7′ Balaj pranë golit me kokë pas harkimit nga këndorja. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
6′ Pretendime për penallti te Vllaznia që në fillim. Për gjyqtarin është çdo gjë e rregullt. (VIDEO)
2′ Përgjoni provon menjëherë për Teutën nga goditja e dënimit. Grushton Pohls. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Shkodër.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Pohls, Gurishta, Çelikoviç, Balaj, Kallaku, Mala, Dodaj, Qato, Jago, Gjini, Dros
Trajner: Edi Martini
Teuta: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Daci, Boçi, Përgjoni, Ismajli, Arifi, Toli, Votlai
Trajner: Enkelejd Dobi
PANORAMASPORT.AL













