VIDEO/ Protesta e portierit të Bylisit, shikoni detajin që u shpëtoi të gjithëve! Shpjegimi i Josës i vë vulën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 22:00

VIDEO/ Protesta e portierit të Bylisit, shikoni detajin që u shpëtoi të gjithëve! Shpjegimi i Josës i vë vulën

Zheremi Vashu u largua në minutën e 44 të ndeshjes Vora-Bylis, që u fitua 4 me 1 nga vorakët në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ishte një protestë, të cilën Josa e justifikoi duke e treguar për shkak dëmtimi.

Screenshot 2025-12-24 162623

Pamjet e tregojnë po ashtu portierin Vashu, që reklamon në një dëmtim ije. Largimi i tij duke mos pritur fundin e pjesës së parë, gjithsesi mbetet i paprecedentë. Josa e vendosi po ashtu në pah.

“Kjo nuk do të thotë asgjë. Portieri kërkoi ndërrim, për arsye dëmtimi. Nga momenti që ishte fundi i pjesës së parë, thashë të shikojmë gjendjen sa i përket vazhdimësisë së tij në pjesën e dytë”, u shpreh Mirel Josa.

Gjyqtari Ermis Çelaj i tregoi kartonin e verdhë për këtë moment. Pas 18 javësh të luajtura, Bylisi mban vendin e shtatë me 1 pikë më pak se Vora që doli nga zona e ftohtë.

Largimi i Vashu: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL