VIDEO/ Polemika dhe kaos në Vlorë, Partizani fiton ndaj Flamurtarit falë ish-kapitenit! VAR-i i acaron të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2025 | 0:33

VIDEO/ Polemika dhe kaos në Vlorë, Partizani fiton ndaj Flamurtarit falë ish-kapitenit! VAR-i i acaron të gjithë

Kaos dhe polemika, kështu mund të përkufizohet ndeshja Flamurtari-Partizani në Vlorë. Të kuqtë fituan në javën e shtatë falë autogolit të Lorenc Trashit. Rezultati përfundimtar ishte 0 me 1. 

bandicam 2025-10-19 18-28-48-566

Gjyqtarja Emanuela Rusta ishte protagoniste kryesore, bashkë me kryesorin Erjon Bylykbashi. Fillimisht Bylykbashi akordoi penallti në favor të Partizanit, pas rrëzimit të Xhuliano Skukës në zonë. Më pas Rusta e thërriti për të riparë rastin në fjalë, ndërsa kryesori ndryshoi vendimin duke e konsideruar faull të Skukës ndaj Telushit.

Më pas ishte minuta e 36-të, kur Maksuti tundi rrjetën, por anësori e konsideroi të parregullt. VAR konfirmoi si të saktë vendimin në fushë.

Emocionet e vërteta ishin ruajtur në pjesën e dytë. Në minutën e 63-të ishte Lorenc Trashi që me autogolin e tij i dha avantazhin Partizanit. Në minutat e fundit të kohës së rregullt, Oshafi vendosi baraspeshën te Flamurtari, por festa vendëse u prish për herë të dytë.

Maksuti më parë kishte prekur topin me dorë. Rusta thërriti sërish gjyqtarin Bylykbashi në VAR. Ky i fundit e anuloi golin. Tensioni ishte i pranishëm thuajse gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa trajneri Oltijon Kërnaja fitoi në debutimin e tij përballë Françesko Morieros.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

FLAMURTARI 0-1 PARTIZANI

63′(ag) Trashi

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Partizanit 0 me 1 ndaj Flamurtarit.

90+3′ Isgandarli vijon të sakrifikojë i dëmtuar.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

84′-87′ Oshafit i anulohet goli për prekje me dorë të Maksutit. VAR thërret Bylykbashin për herë të dytë, pas episodit të penalltisë së anuluar në pjesën e parë. (VIDEO)

81′ Isgandarli ndëshkohet me karton të verdhë te Partizani pas faullit ndaj Ramirez. Kërkon zëvendësim, por Partizanit nuk i kanë mbetur të tjerë në dispozicion.

78′ Largohet Murataj dhe Urbaez, Oshafi dhe Bangali aktivizohen te Flamurtari.

77′ Urbaez ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Atanaskoskit. Ka tension në fushë. (VIDEO)

74′ Largohet Skuka që shfaq shqetësim fizik, futet Toma. Garsia merr vendin e Mehmetit.

71′ Sembene ndëshkohet me karton të verdhë te Partizani.

69′ Vijon spektakli në tribuna. Këtë herë janë tifozët e Partizanit që ndezin flakadanë.

bandicam 2025-10-19 18-35-40-348

67′ Lorenc Trashi largohet nga fusha duke i lënë vendin Markut. Nuk shfaqet aspak i lumtur me zëvendësimin.

65′ Pano Qirko shpëton Partizanin duke pritur goditjen e Bolzan. Gabon Sembene në mbrojtje. (VIDEO)

65′ Telushi ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Skukës.

64′ Skuka humbet rastin e artë për të realizuar golin e dytë. Sulmuesi dibran gjithçka mirë, por nuk mposht portierin në fund.

63′ GOOOL! Flamurtari 0-1 Partizani/ Isgandarli detyron Lorenc Trashin të shënojë në portën e tij. (VIDEO)

61′ Atanaskoski kroson pas faullit të fituar nga Mehmeti. Bintsuka gjuan me kokë, ndërsa topi përfundon jasht

58′ Kundërsulm i rrezikshëm nga Partizani. Bintsuka gjeti Mehmetin, i cili nuk pason si duhet te Skuka i cili po priste në zonë.

56′ Largohet Da Silva dhe aktivizohet Bintsuka te Partizani. Kërnaja përfiton për të dhënë udhëzime.

55′ Partizani mundohet të krijojë diçka, por pa sukses. Albion Marku i mori topin Trashit, i cili kërkon faull.

52′ Doumbia rrezikon dhe ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Ramirez. Faull taktik i lojtarit të Partizanit.

49′ Skuka ia lë topin Isgandarlit, i cili provon nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45+8′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.

45+7′ Pretendime për penallti te Flamurtari. Gjyqtari Bylykbashi e konsideron gjithçka të rregullt. (VIDEO)

45+3′ Ismaili ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit të shkaktuar ndaj Ememes, i cili dëmtohet rëndë dhe shpërthen në lot. Vendin e Ememes e merr Ramirez.

45′ Akordohen 6 minuta shtesë.

44′ Drithërima te zona e Partizanit. Todoroski tenton supergolin, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

36′ Flamurtari gjen golin e avantazhit pas një super aksioni dhe gabimit të Janjevës. Festa e Maksutit prishet menjëherë nga anësori, që e quan pozicion jashtë loje. VAR konfirmon pozicionin e parregullt të Maksutit, portestojnë tifozët. (VIDEO)

bandicam 2025-10-19 17-38-49-935

33′ Murataj ndëshkohet me karton të verdhë te Flamurtari. (VIDEO)

32′ Isgandarli niset në kundërsulm te Partizani. Goditja e tij nga jashtë zone përfundon jashtë. (VIDEO)

31′ Todoroski jep në pasim në zonë për Ememen. Sembene largon rrezikun duke i dhuruar Flamurtarit një goditje këndore.

25′ Dëmtohet Çipi te Partizani. Vendin e tij e merr Janjeva, ndërsa mbrojtësi vlonjat reklamon dëmtim të rëndë.

23′ Krosim perfekt i Isgandarlit, i cili gjen të vetëm Skukën në zonë. Ky i fundit godet me kokë, ndërsa topi përfundon jashtë. (VIDEO)

21’ Skuka vendos ta zgjidhë gjithçka vetë, duke provuar nga jashtë zone. Isgandarli ishte gati për t’u shërbyer. Në fund gjuajtja e Skukës përfundon larg portës. (VIDEO)

16′ Bolzan përfiton nga gabimi i Sembenes në mbrojtjen e Partizanit. Topi i goditur prej tij shkon shumë larg portës. (VIDEO)

5′-9′ Gjyqtari Bylykbashi akordon penallti për Partizanin, por Emanuela Rusta e thërret në VAR për të riparë rastin. Bylykbashi ndryshon vendimin, duke e konsideruar faull të Skukës ndaj Telushit në zonën e Flamurtarit. (VIDEO)

4′ Problem për Qirkon. Tahri del në nxemje.

3′ Harkim i Isgandarlit në zonën e Flamurtarit. Aleksovski kontrollon pa problem.

1′ Nis ndeshja në Vlorë me tifozët vlonjatë që krijojnë atmosferë.

bandicam 2025-10-19 16-59-03-610

FORMACIONET ZYRTARE

Flamurtari: Aleksovski; Skuadrone, Telushi, Todoroski, Trashi, Ramani, Murataj, Urbaez, Ememe, Bolzan, Maksuti

Trajner: Françesko Moriero

Partizani: Qirko; Atanaskoski, Çipi, Sembene, Marku, Doumbia, Mehmeti, Ismaili, Isgandarli, Da Silva, Skuka

Trajner: Oltijon Kërnaja

PANORAMASPORT.AL