VIDEO/ Përgjumje dhe gol i çuditshëm në minutat e parë, Vora e pëson në miqësoren në Bullgari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 20:30

VIDEO/ Përgjumje dhe gol i çuditshëm në minutat e parë, Vora e pëson në miqësoren në Bullgari

Skuadra e Vorës e ka nisur me një humbje përgatitjen në grumbullimin në Bansko të Bullgarisë, ku po vazhdon stërvitje për startin e sezonit të ri.

dsfdfsfsdfdssfdfsd

Skuadra e Bellajt ka zhvilluar miqësoren e parë në tokën bullgare, ku është mundur me shifrat 2-0 nga ekipi izraelit i Hapoel Haifa. Gjithçka ka ndodhur në startin e ndeshjes, pasi Vora fillimisht është ndëshkuar nga një gol në minutën e 3-të ku mbrojtja dukej e përgjumur.

Ndërsa në minutën e 16 erdhi edhe dyfishimi i rezultatit me një gol shumë të çuditshëm pas një topi që portieri po e largonte nga zona e tij.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL