Miqësorja e radhës në Bullgari, Teuta e Tetovës nuk zhgënjen as ndaj ekipit rumun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 19:57

Miqësorja e radhës në Bullgari, Teuta e Tetovës nuk zhgënjen as ndaj ekipit rumun

Teuta vazhdon punë e saj në fazën përgatitore të sezonit të ri, në Bansko të Bullgarisë, ku skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore.

teuta

Sot e kishte radhën një përballje me skuadrën rumune të AFC Metalul Buzuau që luan në kategorinë e dytë. Në atë që ishte ndeshja e pestë e kësaj faze përgatitore, Teuta ia doli që ta mbyllte me shifrat 1-1.

Goli i vetëm i ndeshjes për durrsakët u shënua në minutat e fundit të saj, pasi ishte Zhongo ai i cili realizoi në minutën e 80 të duelit, duke i dhënë një tjetër rezultat të rëndësishëm për moralin durrsakëve, të cilët janë rindërtuar thuajse nga e para pas afrimit në pankinë të Tetovës.

PANORAMASPORT.AL