VIDEO/ Besëlidhja e nis edicionin me pretendime, mund klubin e Superiores në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 20:15

VIDEO/ Besëlidhja e nis edicionin me pretendime, mund klubin e Superiores në miqësore

Skuadra e Laçit ka luajtur sot një miqësore përgatitore ndaj ekipit të Besëlidhjes, që po përgatitet për kthimin në Kategorinë e Parë.

sdfsdfffdsfsd

Kurbinasit e drejtuar tashmë nga Qatip Osmani, kanë bërë ndryshime të shumta gjatë merkatos së verës dhe janë duke ndërtuar skuadrën me të cilën do të përballojnë sezonin në Superiore. Ndërkohë, përballë ishte ekipi i drejtuar nga Elvis Plori, që ka ambicie për të qenë mes protagonistëve kryesorë në Kategorinë e Parë, pasi dominoi të Dytën në edicionin e kaluar.

Sfida u mbyll me suksesin 1-0 të Besëlidhjes, që triumfoi falë një penalltie në pjesën e parë, të ekzekutuar saktësisht nga Ardit Hila kur shënohej minuta e 26 e duelit.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL