Merkato e të kuqve pa drejtor, Bratu “zyrtarizon” te Partizani një përforcim në mbrojtje
Klubi i Partizanit ka vendosur të ndjekë një strategji të re në këtë edicion, pasi trajneri Florin Bratu do të ketë si detyrë të ndërtojë një ekip konkurrues me një merkato me më pak shpenzime se sa zakonisht. Ndaj të kuqtë po afrojnë emra të rinj, apo edhe nga kategoritë më të ulëta në Shqipëri, për të përforcuar radhët e tyre për edicionin e ri.

Ashtu siç bëri të ditur “Panorama Sport”, prej disa ditësh nën urdhrat e Bratu është vënë edhe qendërmbrojtësi Ersi Kapo, i cili ka qenë pjesë e Besës në edicionet e kaluara. Bratu e ka parë në veprim futbollistin ndërsa duket se ka akord mes palëve që Kapo të bëhet pjesë e të kuqve.
Kjo, pasi në miqësoren që Partizani luan sot pikërisht ndaj Besës, Kapo figuron titullar në rreshtimin e të kuqve, duke formuar prapavijën përkrah Çipit, Kolës dhe Buxhelajt.

PANORAMASPORT.AL













