ZYRTARE/ Partizani e largoi papritur, klubi shqiptar e merr si përforcim në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 12:56

ZYRTARE/ Partizani e largoi papritur, klubi shqiptar e merr si përforcim në Europë

Laorent Shabani u largua nga Partizani pasi nuk arriti të fitonte hapësirat e nevojshme gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar dhe kontributi i tij mbeti nën pritshmëri.shabaniAi luajti në 10 ndeshje, duke regjistruar vetëm 329 minuta në fushë. Edhe pse kontribuoi me dy asistime, nuk arriti të shënonte asnjë gol. Por tashmë Shabani ka gjetur një klub tjetër dhe bëhet fjalë për Ballkanin me të cilin ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

POSTIMI I PLOTË

Laorent Shabani është lojtari më i ri i FC Ballkanit! 🧡

Sulmuesi anësor ka arritur marrëveshje me klubin dhe ka firmosur kontratë dyvjeçare, duke u bërë pjesë e skuadrës sonë për sezonet e ardhshme.

Me cilësitë e tij në fazën ofensive, Shabani pritet të jetë një tjetër forcim për ekipin në sfidat vendore dhe ndërkombëtare.

Mirë se vjen në familjen e Ballkanit, Laorent! 🟠⚫

#FCBallkani

PANORAMASPORT.AL