Dede fitoi bastin e parë, Egnatia me identitet të ri. Trajneri është gati për provën tjetër në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 9:07

Dede fitoi bastin e parë, Egnatia me identitet të ri. Trajneri është gati për provën tjetër në Champions

Kur mori drejtimin e Egnatias, Nevil Dede kishte shumë pak kohë në dispozicion për të lënë gjurmën e tij. Kampionët e Shqipërisë kishin hyrë në një verë me shumë ndryshime, pasi disa titullarë u larguan dhe në skuadër mbërritën disa futbollistë të rinj, të cilët duhej të përshtateshin sa më shpejt.dedePër trajnerin, sfida ishte e dyfishtë: të ndërtonte një ekip konkurrues dhe ta bënte gati për ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Përgjigjja erdhi në fushë. Egnatia eliminoi me autoritet Petrokubin, kaloi për herë të parë një tur në Ligën e Kampioneve dhe tregoi se projekti i ri ka nisur të japë sinjalet e para pozitive. Kualifikimi ishte objektivi minimal i klubit, por mënyra se si erdhi ai ishte ndoshta elementi që bindi më shumë, pasi Egnatia dominoi në ndeshjen e kthimit dhe dha ndjesinë e një skuadre që e dinte saktësisht se çfarë kërkonte në fushë.

IDENTITETI – Në vetëm pak javë pune, Dede ka nisur t’i japë Egnatias një identitet të ri. Vetë trajneri e ka pranuar se preferon një skuadër kompakte, që mbron me bllok të mesëm, ruan distancat mes reparteve dhe godet kundërshtarin në momentin e duhur. Pikërisht kjo u pa edhe ndaj Petrokubit, ku Egnatia dominoi jo vetëm me rezultatin, por edhe me organizimin në fushë. Skuadra nuk u shpërbë asnjëherë, fi toi shumicën e dueleve, kontrolloi ritmin e ndeshjes dhe tregoi se di të alternojë fazën mbrojtëse me daljet e shpejta në sulm. Për një ekip që ka ndryshuar shumë gjatë merkatos, ky ishte ndoshta sinjali më i rëndësishëm. Edhe kur Petrokubi provoi të fi tonte terren, rrogozhinasit ruajtën qetësinë, nuk humbën ekuilibrat dhe vazhduan të zbatonin planin e lojës, një tregues se skuadra po përvetëson idetë e trajnerit.

NDRYSHIMET – Një tjetër meritë e stafit teknik është mënyra se si janë integruar afrimet e verës. Bitri është shndërruar menjëherë në një pikë referimi në mbrojtje, Fernando ka marrë kontrollin e mesfushës, ndërsa futbollistë si Loukili, Bakajoko dhe Albaneze po futen gjithnjë e më shumë në mekanizmat e skuadrës. Edhe lojtarët që ishin pjesë e grupit sezonin e kaluar duken më të lirshëm në mënyrën e lojës. Kjo u refl ektua edhe ndaj Petrokubit, ku automatizmat funksionuan në shumë momente të ndeshjes, ndërsa lëvizjet pa top dhe rotacionet mes lojtarëve treguan punën e bërë gjatë fazës përgatitore. Nuk mungoi as guximi për t’u besuar menjëherë afrimeve të reja, të cilat u bënë pjesë e rëndësishme e formacionit dhe iu përgjigjën pritshmërive në një sfi dë me peshë europiane.

PROVA – Megjithatë, askush në kampin rrogozhinas nuk mendon se objektivi është arritur. Kalimi i Petrokubit ishte vetëm hapi i parë, ndërsa tani përpara është një provë shumë më e vështirë. Çelje përfaqëson një nivel më të lartë dhe do të jetë testi i parë real për të kuptuar deri ku mund të shkojë kjo Egnatia në arenën europiane. Vetë Dede e ka pranuar se skuadra ka ende gjëra për të korrigjuar dhe se niveli i kundërshtarëve do të rritet nga turi në tur. Pikërisht për këtë arsye, kualifikimi ndaj Petrokubit duhet parë më shumë si një pikënisje sesa si një mbërritje. Trajneri fitoi bastin e parë, por sfida më e madhe sapo ka nisur. Nëse Egnatia arrin të ruajë të njëjtën disiplinë taktike, të njëjtin ritëm loje dhe të njëjtin unitet që shfaqi ndaj kampionëve të Moldavisë, atëherë do të ketë argumente për të besuar edhe përballë një kundërshtari më cilësor. Pikërisht ndeshjet me Çeljen do të tregojnë se deri ku mund të arrijë projekti i ri i Nevil Dedes.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL