Kristian Shpendi i paprekshëm, Çezena planifikon rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 22:45

Kristian Shpendi i paprekshëm, Çezena planifikon rinovimin

Kristian Shpendi pritet të jetë një nga shtyllat e Çezenës edhe për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi shqiptar vazhdon të jetë në qendër të projektit të klubit italian, pavarësisht interesimit të disa skuadrave në merkato. Drejtuesit bardhezinj nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga 22-vjeçari dhe kanë nisur lëvizjet për t’i siguruar rinovimin e kontratës, ndërsa emri i tij vazhdon të qarkullojë në treg.

shpendi

RINOVIMI- Sipas mediave italiane, drejtori sportiv Andrea Manccini do të zhvillojë së shpejti një takim me përfaqësuesit e Shpendit për të diskutuar zgjatjen e kontratës. Objektivi i klubit është që marrëveshja aktuale të zgjatet deri në verën e vitit 2030. Projekti i pronësisë amerikane parashikon një kontratë afatgjatë me pagë në rritje progresive.

Shpendi pritet të përfitojë rreth 350 mijë euro në sezonin e parë të kontratës së re, ndërsa paga do të rritet gradualisht në vitet pasuese. Në këtë mënyrë, Ccesena synon të shpërblejë zhvillimin e sulmuesit shqiptar, pa rënduar bilancin financiar të klubit.

OFERTAT- Megjithëse Ccezena e konsideron të pashitshëm në këtë moment, emri i Shpendit vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të tjera. Së fundmi, edhe Frozinone është futur në garë për kartonin e sulmuesit shqiptar, duke e përfshirë në listën e objektivave për repartin ofensiv. Interesimi i Frosinones u shtohet zërave të mëparshëm që e lidhnin Shpendin me skuadra të tjera të Serie B, por deri tani drejtuesit e Ccezenës nuk kanë marrë në konsideratë largimin e tij.

Qëndrimi i klubit mbetet i qartë, ku sulmuesi shqiptar është pjesë e projektit dhe do të largohet vetëm në rast të një oferte që konsiderohet e parefuzueshme. Kristian Shpendi është kthyer njëkohësisht në një lojtar të Kombëtares A, ku në miqësoret e muajit qershor u grumbullua nga Rolando Maran, teksa në vjeshtë pritet që të marrë një ftesë edhe vëllai i tij binjkak, Stiven Shpendi.

Dy sulmuesit shqiptarë, sezonin e fundit ishin ndër lojtarët më të dalluar në Serinë B italiane, duke qenë golashënuesit e skuadrave të tyre, respektivisht Kristiani te Çezena dhe Stiveni te Empoli.

PANORAMASPORT.AL