Ndizet merkato/ Pas Saibarit, Bajerni hap derën për një tjetër transferim
Bajerni ka realizuar tashmë dy transferime të rëndësishme me afrimet e Nathaniel Braun dhe Ismael Saibari. Por a do të bëj klubi bavarez edhe një tjetër goditje në merkato? Drejtori sportiv Maks Eberl dhe drejtori i futbollit Kristof Frojnd po e monitorojnë nga afër tregun e transferimeve.

Sipas raportimeve, ekziston bindja e përgjithshme se Bajerni mund të mirëpres një tjetër përforcim përpara mbylljes së merkatos më 1 shtator. Megjithatë, raporti nuk përmend ndonjë emër konkret.
Klubi i Bundesligës ka finalizuar tashmë transferimet e mbrojtësit të majtë Braun dhe mesfushorit ofensiv Saibari. Thuhet se dy lojtarët mund t’i kushtojnë Bajernit deri në 110 milionë euro. Çdo transferim tjetër do të duhej të ishte “i qëndrueshëm financiarisht”, duke iu referuar qasjes së drejtuesve të klubit.
PANORAMASPORT.AL













