ZYRTARE/ Nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, futbollisti vihet nën urdhrat e Fabregas dhe bëhet gati për Championsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 20:08

ZYRTARE/ Nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, futbollisti vihet nën urdhrat e Fabregas dhe bëhet gati për Championsin

Andres Kuensa është zyrtarisht lojtar i ri i Komos. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030, duke e mbyllur në mënyrë efektive periudhën e tij te Barcelona.fg

Trajneri i klubit, Çesk Fabregas deklaroi për nënshkrimin e spanjollit se: “Kuensa është një mbrojtës i ri me cilësi të shkëlqyera teknike, energji dhe forcë. Ai përfundoi një karrierë të rëndësishme në sistemin e të rinjve të blaugranas dhe bëri debutimin e tij me ekipin e parë në Ligën e Kampioneve. Ai është një mbrojtës modern, i qetë në posedim dhe i sigurt me topin. Ne besojmë se ai mund të rritet ndjeshëm brenda projektit tonë dhe jemi të kënaqur ta mirëpresim atë në Komo”, tha trajneri Fabregas.

PANORAMASPORT.AL