Jo siç ishte parashikuar, FIFA ndërron mendje për rregulloren në finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 19:28

Jo siç ishte parashikuar, FIFA ndërron mendje për rregulloren në finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës

Me 48 orë të mbetura deri në finalen e Kupës së Botës, FIFA i ka siguruar dy ekipet kombëtare finaliste, Spanjën dhe Argjentinën, në lidhje me pushimin e pjesës së parë, i cili pritet të jetë jo më i gjatë se 17 minuta, vetëm dy minuta më i gjatë se zakonisht.

spanja

Pas thashethemeve për një pushim monstruoz disa madje sugjeruan 25 ose 30 minuta për të akomoduar performancat e Shakiras, Madonas, Justin Bieberit dhe artistëve të tjerë, organizatorët i kanë informuar dy federatat se shfaqja muzikore do të zgjasë njëmbëdhjetë minuta, ndërsa gjashtë minuta të tjera do të nevojiten për të ngritur dhe çmontuar skenën dhe për të ujitur fushën.

PANORAMASPORT.AL

E PAPRECEDENT/ FIFA thyen rregulloren në finalen e Botërorit, ndryshim i pabesueshëm për sfidën më të rëndësishme