TENIS/ Kyçi drejt rikuperimit, Alkaraz në listë për turneun e Sinsinatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 19:54

TENIS/ Kyçi drejt rikuperimit, Alkaraz në listë për turneun e Sinsinatit

Lajme të mira vijnë për Karlos Alkarazin. Turneu “Masters 1000” i Sinsinatit (8–23 gusht) ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti, ku figuron edhe numri tre i botës.

alkaraz

Edhe pse tenisti spanjoll ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen, gjithçka tregon se rikthimi i tij në fushë do të ndodhë në turneun e dytë “Masters 1000” të sezonit amerikan në fushat e forta. Alkaraz është kampioni në fuqi i Sinsinatit, ndaj do të mbrojë 1.000 pikë pas triumfit ndaj Janik Sinerin në finalen e vitit të kaluar.

Kjo do të jetë paraqitja e tij e parë në një turne që nga dëmtimi në kyçin e dorës, pësuar më 14 prill ndaj Oto Virtanen në raundin e parë të turneut “Conde de Godó” në Barcelonë.

Në listën e pjesëmarrësve janë edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Janik Siner, Aleksandër Zverev, Feliks AugerAliasim, Aleks de Minor, Ben Shelton, Novak Xhokoviç dhe Danil Medvedev. Ndërsa në turneun e femrave spikasin emra si Arina Sabalenka, Elena Robakina dhe Iga Sviatek.

PANORAMASPORT.AL