Xhamajka, 150 milionë dollarë për përgatitjen e sportistëve
Xhamajka ka akorduar mbi 150 milionë dollarë për përgatitjen e sportistëve të saj për Lojërat e Amerikës Qendrore dhe Karaibeve 2026 si dhe për Lojërat e “Commonwealth”-it.

Investimi do të përdoret për pajisje, programe stërvitore, edukimin e trajnerëve dhe zhvillimin e federatave sportive. Presidenti i Komitetit Olimpik të Xhamajkës, Christopher Samuda, tha se mbështetja për sportistët është prioritet dhe pjesë e strategjisë afatgjatë të vendit.
Sipas tij, synimi është të krijohen mundësi që talentet xhamajkane të arrijnë potencialin e tyre maksimal. Lojërat e Amerikës Qendrore dhe Karaibeve 2026 do të zhvillohen në Republikën Dominikane, ndërsa Lojërat e “Commonwealth”-it në Glasgou.
Xhamajka mbetet një fuqi sportive, veçanërisht në atletikë, dhe synon rezultate të larta në garat ndërkombëtare. Në vitin 2023, Xhamajka fitoi 84 medalje në Lojërat e Amerikës Qendrore dhe Karaibeve, ndërsa në “Commonwealth 2022” siguroi 15 medalje.
PANORAMASPORT.AL













