Postuar: Korrik 17, 2026 | 21:05
Tirana transferon futbollistin e Majorkës, ironizon Patushi: Javën tjetër do marrin nga Barça, se te Reali i ka prenotuar Flamurtari
Ish-futbollisti i Tiranës, Saimir Patushi, nuk i ka kursyer ironitë, pas lajmit të publikuar nga “Panorama Sport”, në lidhje me transferimin e futbollistit të Majorkës, Hugo Fresneda .

Nëpërmjet një komenti në faqen zyrtare të gazetës, Patushi ka shkruar: “Bir, bir. Javës tjetër do marrin nga Barça, se te Reali i ka prenotuar Flamurtari”.

Ky koment le të kuptohet, se ish-futbollisti i Tiranës, nuk është aspakt optimist, në lidhje me afrimin e fundit të bardhebluve.
PANORAMASPORT.AL
EKSKLUZIVE/ Goditje e Tiranës, transferon futbollistin e Majorkës që u kërkua nga klubet e La Liga













