Mançester Junajtid u tërhoq në momentin e fundit, skuadra e Gjimshitit zyrtarizon vendimin për futbollistin
Mesfushori brazilian Ederson ka rënë dakord për një kontratë të re me Atalantën që do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2031, pasi Maçester Junajtid u tërhoq në mënyrë kontroverse nga transferimi prej 45 milionë eurosh.

Marrëveshja për ta shitur atë te skuadra e “Old Trafford” ishte bërë për një paketë totale prej 45 milionë eurosh duke përfshirë bonuset, dhe ishte menduar të përfundonte pasi ai të kishte përfunduar fushatën e Kupës së Botës me Brazilin.
Në vend të kësaj, mes sugjerimeve se “Djajtë e Kuq” kishin ndryshuar mendje dhe do të preferonte të shpenzonte paratë për mesfushorin e Romës, Manu Kone, ata u tërhoqën dhe përmendën probleme në testet e tij mjekësore.
Drejtori sportiv i Atalantës, Kristiano Xhiuntoli, pranoi se ishin “të habitur” nga kjo kthesë, këmbëngul se nuk ka asgjë të gabuar fizikisht me Ederson dhe ka nënshkruar një kontratë të re me të.
Ai do të jetë pjesë e bargamaskëve deri në 2031 me një pagë prej 3.5 milionë euro për sezon plus bonuse të lidhura me performancën, por nuk ka klauzolë lirimi.
27-vjeçari kishte ardhur nga Salernitana në verën e vitit 2022 dhe kontrata e tij aktuale do të skadonte në fund të sezonit.
Nuovi capitoli da scrivere insieme 🖤💙
More chapters to write together 🖤💙 pic.twitter.com/smiidbKlqC
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) July 17, 2026
PANORAMASPORT.AL













