“Prandaj është Mbreti” , BBC i përulet madhështisë së Leo Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 22:13

“Prandaj është Mbreti” , BBC i përulet madhështisë së Leo Mesit

Përpos dramës që përjetuan, por edhe pretendimeve, gjigandi mediatik anglez, BBC, i është përulur në një farë mënyrë madhështisë së Lionel Mesit. Sipas BBC-së, Mesi tregoi edhe një herë pse quhet “Mbreti”, pasi në momentin më kritik mori përdore Argjentinën drejt mbrojtjes së kurorës së Kupës së Botës. Ja shkrimi i BBC-së:

mesi

“Në moshën 39-vjeçare, Leo Mesi vazhdon të sfi dojë kohën dhe historinë, duke udhëhequr Argjentinën drejt një tjetër fi naleje botërore. Lionel Mesi e kishte realizuar tashmë ëndrrën e madhe. Në moshën 35-vjeçare fi toi Kupën e Botës, atë që vetë e kishte cilësuar si turneun e tij të fundit botëror, duke vulosur për shumëkënd statusin si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Katër vite më parë, kur ishte 31 vjeç, shumë njerëz, madje edhe ata pranë tij, besonin se ndeshja e fundit në Botëror kishte ardhur dhe se ai do ta mbyllte karrierën pa ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit.

Por ja ku është sërish. Në moshën 39-vjeçare, Mesi udhëhoqi Argjentinën drejt fi tores 2-1 ndaj Anglisë, duke e dërguar ekipin e tij në fi nalen e dytë radhazi të Kupës së Botës. Dy asistet e tij në këtë sfi dë e çuan në katër asistime në Botërorin 2026, ndërsa ka realizuar edhe tetë gola. Kjo e bën bashkëgolashënuesin më të mirë të turneut dhe asistuesin e dytë më të mirë. Tashmë Argjentina do të përballet me Spanjën në fi nalen e së dielës në Nju Xhersi, pikërisht me vendin ku Mesi kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist i Barcelonës.

“Mesi është lojtari më i mirë në histori. Nuk e di çfarë duhet të bëjë më shumë për ta vërtetuar këtë. Shumica e spanjollëve e duan atë”, deklaroi trajneri i Spanjës, Lionel Skaloni. Edhe ish-mbrojtësi i Anglisë, Mikah Riçards, nuk kurseu superlativat: “Ata kanë Lionel Mesin. Ata kanë ‘GOAT’-in, më të madhin e të gjitha kohërave. Në fund gjithçka vendoset nga momentet. Mendonim se mund të ishte Xhud Belingham apo Herri Kejn, por ja pse Mesi është mbreti”.

SI MESI SHKATËRROI ËNDRRËN ANGLEZE

Mesi nuk ishte përballur kurrë më parë me Anglinë gjatë karrierës së tij dhe trajneri Tomas Tuhel, ashtu si edhe tifozët anglezë, me siguri do të dëshironin që kjo të kishte mbetur kështu. Në pjesën e parë, veterani argjentinas u aktivizua më shumë në qendër të sulmit dhe pati disa momente cilësore. Por gjithçka ndryshoi pasi Antoni Gordon kaloi Anglinë në avantazh në minutën e 55-të. Me Anglinë që u tërhoq prapa dhe Tuhel hodhi në fushë më shumë mbrojtës, Argjentina dominoi plotësisht lojën, duke mbajtur 88% të posedimit të topit gjatë 37 minutave të fundit. Mesi u zhvendos në krahun e djathtë dhe u bë i papërmbajtshëm.

“Vendosja e Mesit në krah ishte çelësi i suksesit tonë”, tha portieri Emiliano Martinez pas ndeshjes. Statistikat fl asin vetë. Mesi realizoi nëntë driblime të suksesshme dhe dha dy asistime ndaj Anglisë, duke u bërë futbollisti i parë, që nga viti 1966, që arrin këtë statistikë në një ndeshje me eliminim direkt të Kupës së Botës. Për krahasim, e gjithë skuadra angleze realizoi vetëm shtatë driblime të suksesshme gjatë gjithë takimit. Mesi pati shtatë prekje të topit brenda zonës kundërshtare, po aq sa të gjithë futbollistët anglezë së bashku.

Ai krijoi gjithashtu katër raste për gol, po aq sa e gjithë Anglia, ndërsa regjistroi edhe nëntë krosime, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë. Dy prej tyre rezultuan vendimtarë. Fillimisht, pas një skeme nga goditja e këndit, ai asistoi për Enzo Fernandez, i cili barazoi rezultatin në minutën e 85-të me një goditje spektakolare nga jashtë zone. Më pas, në minutat shtesë, Mesi harkoi saktë për Lautaro Martinez, i cili shënoi me kokë golin e fi – tores. “Mesi ecën shumë gjatë ndeshjes, por sapo topi shkon te këmbët e tij, zgjohet gjeniu. Pikërisht kjo bën diferencën”, komentoi Mikah Riçards.

Edhe ish-portieri Xhoe Hart shtoi: “Anglia u tërhoq prapa, ashtu si kishte bërë ndaj Meksikës dhe Norvegjisë. Kjo i dha lirinë Mesit, i cili kishte çelësin për të hapur çdo derë. Ai dominoi plotësisht 15 minutat e fundit”. Kapiteni Herri Kejn pranoi superioritetin e argjentinasit: “Për pjesën më të madhe të ndeshjes e kontrolluam mirë, por lojtarët më të mëdhenj kanë aftësinë të krijojnë diçka nga asgjëja. Mesi është një nga më të mirët e historisë për një arsye”.

NË GARË PËR “KËPUCËN E ARTË”

Gjatë këtij turneu, Mesi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupave të Botës me 21 gola. Madje, 15 prej tyre i ka realizuar pasi mbushi 35 vjeç. Tetë gola i ka shënuar vetëm në Botërorin 2026, një më shumë se rekordi i tij personal në Katar 2022. Në garën për “Këpucën e Artë”, ai ndodhet në kuotën e tetë golave, po aq sa Kilian Mbape. Franca do të përballet me Anglinë në ndeshjen për vendin e tretë, ndërsa Xhud Belingham dhe Herri Kejn ndjekin me nga gjashtë gola secili. Në rast barazimi me gola, vendimtar bëhet numri i asistimeve.

Mesi ka katër, ndërsa Mbape tre. Argjentinasi është gjithashtu vetëm një asist larg Majkëll Olise të Francës, që kryeson renditjen e asistuesve të turneut. “Është një magjistar i vogël. Gjatë gjithë turneut ka bërë diferencën, si me golat ashtu edhe me topat që ka dërguar në zonën kundërshtare”, tha ish-portieri anglez Paul Robinson.

A DO TË NDALET NDONJËHERË MESI?

Shumë e kanë harruar se në vitin 2016, pas humbjes në fi nalen e Botërorit 2014 dhe tre fi naleve të humbura të “Copa America”, Mesi u tërhoq nga kombëtarja. Megjithatë, ai ndryshoi mendim dhe që prej rikthimit ka fi tuar dy herë “Copa America” dhe Kupën e Botës në Katar. Kur ngriti trofeun në vitin 2022, shumica menduan se kishte plotësuar pjesën e fundit të mozaikut të karrierës së tij dhe se kishte mbyllur përfundimisht debatin për futbollistin më të madh të historisë. Para fi nales së Katarit ai kishte deklaruar: “Jam shumë i lumtur që po e mbyll rrugëtimin tim në Kupat e Botës me një fi nale. Ka shumë vite deri në Botërorin tjetër dhe nuk besoj se do të jem pjesë e tij.

Ta mbyll në këtë mënyrë është fantastike”. Edhe transferimi te Inter Majemi në MLS u interpretua si fi llimi i fundit të karrierës. Madje, gjatë Kupës së Botës për klube vitin e kaluar nuk ishte aspak e sigurt nëse do të luante në Botërorin 2026. Por Mesi vazhdon të sfi dojë çdo parashikim. Loja e tij ka ndryshuar. Para ndeshjes me Anglinë, statistikat tregonin se ai kishte ecur në 47% të distancës totale që kishte përshkuar në turne, përqindja më e lartë mes të gjithë lojtarëve të fushës. Sipas gazetarit spanjoll Guillem Balague, Mesi është rishpikur taktikisht të paktën pesë herë gjatë karrierës. Ai tashmë ka shënuar ose asistuar në 13 ndeshje radhazi me Inter Majemi dhe Argjentinën.

Nëse kontribuon me gol ose asist edhe në fi nalen ndaj Spanjës, do të barazojë rekordin personal prej 14 ndeshjesh radhazi, të vendosur në vitin 2011. Njëkohësisht, ai do të bëhet vetëm futbollisti i dytë në histori, pas Kafu, që luan në tre fi nale të Kupës së Botës. Logjikisht, kjo duhet të jetë ndeshja e tij e fundit në një Botëror. Në fund të fundit, në vitin 2030 Mesi do të jetë 43 vjeç. Por, kur bëhet fjalë për fi tuesin tetë herë të Topit të Artë, ndoshta është më mirë të mos bëhen më parashikime”.

PANORAMASPORT.AL