Dy shqiptarë titullarë, rivali i Egnatias në Champions e nis kampionatin me rezultat zhgënjyes në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 22:21

Dy shqiptarë titullarë, rivali i Egnatias në Champions e nis kampionatin me rezultat zhgënjyes në shtëpi

Kampionët e Celjes do të jenë rivalët e Egnatias në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Skuadra sllovene zhvilloi mbrëmjen e sotme, duelin ndaj Murës, i vlefshëm për javën e parë të kampionatit që u mbyll në barazim 2 me 2.

5hWzHUYY

Një hap fal ky në shtëpi, për skuadrën e Celjes, që duket se një pjesë e vëmendjes është në Rrogozhinë, ku ditën e mërkurë do të përballët me Egnatian e Nevil Dedes.

Interesant është fakti se ditën e sotme, te Celje u aktivizuan titullarë dy shqiptarët e Kosovës. Bëhet fjalë për Milot Avdylin dhe Veton Tushën.

Ky i fundit në sezonin 2023/2024 ishte pjesë e Dinamos, ku u aktivizua 17 ndeshje në Superiore, pa mundur të shënojë asnjë gol, ndërsa mbrëmjen e sotme asistoi për golin e parë të shënuar nga Seslar në minutën e 49-të.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL