Hap i madh në karrierë, talenti shqiptar transferohet te gjigantët e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 23:46

Hap i madh në karrierë, talenti shqiptar transferohet te gjigantët e Bajernit

Talenti shqiptar nga Kosova, Lisian Thaçi ka bërë hapin e tij të madh në karrierë.

6666

Ai i është bashkuar Bajern Mynihut, si pjesë e programit “FC Bayern Global Academy”, programi ndërkombëtar i klubit bavarez për zhvillimin e futbollistëve të rinj me potencial të madh.

Mesfushori pejan tërhoqi vëmendjen e drejtuesve bavarezë pas paraqitjeve të shkëlqyera në projektin Bayern World Squad 2025, duke bindur skautët e klubit për potencialin e tij të madh.

Thaçi është produkt i Shkollës së Futbollit Peja, aty ku hodhi hapat e parë në futboll dhe nisi rrugëtimin që tashmë e çon drejt njërit prej klubeve më të mëdha në botë.

PANORAMASPORT.AL