BASKETBOLL/ Një grek për pankinën e Tiranës, prezantohet pasardhësi i Erkand Karaj
Pasi disa sezonesh nën drejtimin e Erkand Karajit, Tirana e basketbollit të meshkujve do të drejtohet nga një trajner grek. Klubi bardheblu ka prezantuar dje trajnerin e ri, Ioannis Diamantakos.
“Një kapitull i ri nis për skuadrën tonë me ardhjen e një trajneri me eksperiencë të gjerë ndërkombëtare dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e ekipit. Me profesionalizmin dhe filozofinë e tij të punës, ai do të udhëheqë klubin drejt objektivave të vendosura, duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të ekipit, rritjen e performancës sportive dhe arritjen e rezultateve sa më të larta”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën e Klubit Shumësportësh Tirana, ku prezantohet Ioannis Diamantakos.
51-vjeçari sjell me vete një karrierë të ndërtuar në disa vende dhe kultura basketbolli, me eksperienca në drejtimin e klubeve profesioniste dhe ekipeve kombëtare në Greqi, Rumani, Palestinë, Liban dhe Arabi Saudite.
PANORAMASPORT.AL













