Surpriza e Superiores, ekipi zbret në fushë për miqësoren e parë në Bullgari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 11:13

Surpriza e Superiores, ekipi zbret në fushë për miqësoren e parë në Bullgari

Vora po zhvillon intensivisht minifazën përgatitore e grumbulluese në Bansko të Bullgarisë, ku lojtarët u janë nënshtruar më shumë anës fizike për të marrë ngarkesën e plotë gjatë stërvitjeve ku më të shumtën e punës e ka stërvitësi atletik i klubit.vora

Por gjithsesi nuk kanë munguar as marrëdhëniet me topin në mënyrë të harmonizimit sipas reparteve të lojtarëve të ardhur këtë merkato si dhe të atyre që vijojnë sërish tek Vora. Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Bansko, Vora ka menduar, që gjatë ditëve në vijim të mund të zhvillojë edhe 4 ndeshje miqësore ku është përcaktuar edhe kalendari i këtyre takimeve.

Kështu që të shtunën e 18 korrikut ora 17:30, Vora do të ketë përballë skuadrën e kryeqytetit izraelit Hapoel Haifa, ndërsa të enjten e 23 korrikut Vora do të luajë kundër skuadrës rumune, Metalul Buzau.

Të dielën e ardhshme të 26 korrikut FC Krumovgrad dhe ndeshja e fundit e tyre është planifikuar të premten e 31 korrikut, në një përballje me skuadrën greke, Levadiakos F.C. me të cilën do të mbyll edhe këtë fazë përgatitore që po zhvillohet në Bansko të Bullgarisë. Deri tani, gjatë kësaj merkatoje të verës Vora ka afruar 8 lojtarë.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL