Luajti përkrah Maradonës, ish-lojtari legjendar i Napolit në zi! Ndahet nga jeta njeriu i tij i shtrenjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 9:33

Luajti përkrah Maradonës, ish-lojtari legjendar i Napolit në zi! Ndahet nga jeta njeriu i tij i shtrenjtë

Xhiovani Françini, një ish-lojtar legjendar i Napolit dhe një figurë kyçe në vitet e arta që kaloi me ekipin kombëtar përkrah Diego Armando Maradonës ka humbur vajzën e tij. francini

Martina, e cila ishte gati të mbushte 30 vjeç ndërroi jetë dje, teksa prej kohësh luftonte me një sëmundje të rëndë.

Lajmi shkaktoi gjithashtu tronditje të thellë në botën e futbollit, dhe veçanërisht në Napoli, ku Franccini la një trashëgimi të qëndrueshme për kontributin e tij në historinë e klubit.

Mesazhi i ngushëllimit nga Napoli

“SSC Napoli shprehu publikisht ngushëllimet e saj për ish-lojtarin dhe familjen e tij përmes një mesazhi të postuar në kanalet e tyre zyrtare në mediat sociale: “Presidenti Aurelio De Laurentiis dhe i gjithë ekipi i SSC Napoli bashkohen në ngushëllime dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella Giovanni Francini dhe familjes së tij në këtë kohë të dhimbjes së thellë pas ndarjes nga jeta të vajzës së tij të dashur Martina.”

PANORAMASPORT.AL