EKSKLUZIVE/ “Emocion të shënoj në Europë”, Berisha flet pas kualifikimit të Dinamos: Synojmë diçka të madhe, jemi të motivuar
Pas një mbrëmjeje të paharrueshme në Kazakistan, ku Dinamo siguroi kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës me një fitore bindëse 4-1 ndaj Astanës, një nga protagonistët ishte Hekuran Berisha.
Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës duke realizuar golin e dytë të takimit dhe konfirmoi rikthimin e tij në formën më të mirë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Berisha flet për emocionet e golit, eksperiencën që fitoi gjatë huazimit në Kosovë, besimin e trajnerit Ilir Daja, objektivat e Dinamos në Europë, si edhe mesazhin që ka për tifozët blu pas këtij kualifikimi të rëndësishëm.
Hekuran, një vit më parë shënoje golin vendimtar të Dinamos në Europë dhe rikthehesh sërish protagonist me një gol. Çfarë emocionesh të sjell ky rikthim?
Është një ndjenjë shumë e bukur dhe e veçantë. Gjithmonë është speciale të shënosh në një ndeshje europiane, sidomos kur goli ndihmon ekipin të arrijë një rezultat pozitiv. Jam shumë i lumtur që u riktheva me gol dhe kjo më jep edhe më shumë motivim për të vazhduar të punoj fort. Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi dhe të kontribuoj sa më shumë për ekipin gjatë këtij sezoni.
Sa besim i jep skuadrës ky rezultat me Astanën?
Ky rezultat na jep shumë besim dhe vetëbesim për vazhdimësinë, sepse tregon se kemi cilësi dhe mund të konkurrojmë në këtë nivel. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se nuk kemi arritur ende asgjë. Duhet të vazhdojmë të punojmë me përulësi, të qëndrojmë të fokusuar dhe ta marrim çdo ndeshje me seriozitet maksimal.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













