Kampion me Egnatian, por u largua para ndeshjeve historike! Sulmuesi zyrtarizohet në klubin që u eliminua nga skuadra e Superiores në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 16:32

Kampion me Egnatian, por u largua para ndeshjeve historike! Sulmuesi zyrtarizohet në klubin që u eliminua nga skuadra e Superiores në Europë

Një nga emrat që u shpall kampion me Egnatian në sezonin e fundit ishte edhe sulmuesi kroat Nikola Buriç. I afruar për të zënë vendin e Bakajoko, ai jo vetëm që nuk arriti ta bënte një gjë të tillë, duke shtyrë klubin të rinovonte me sulmuesin tjetër, por edhe nuk siguroi dot vazhdimësisë e tij te rrogozhiansit.

buric albaneze

Sulmuesi kroat, në mbyllje të sezonit, u largua nga Egnatia me medaljen e kampionit në qafë, pa arritur të merrte pjesë në Ligën e Kampioneve dhe kualifikimin historik. Ai nisi kërkimin për një klub të ri dhe nuk ka vonuar shumë për ta gjetur atë.

Futbollisti është prezantuar këtë fundjavë si përforcimi më i ri i skuadrës së Astanës në Kazakistan. Klubi i cili sapo u eliminua nga Dinamo në Ligën e Konferencës, po kërkon përforcime për të ndryshuar fatin e sezonit të vet dhe ka vënë nën kontratë Buriç, i cili do të jetë një alternativë më shumë në vijën e parë të sulmit.

PANORAMASPORT.AL