ATLETIKË/ Kerr dhe Duplantis, për rekorde botërore në mitingun e Londrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 14:51

ATLETIKË/ Kerr dhe Duplantis, për rekorde botërore në mitingun e Londrës

Josh Kerr do të jetë qendra e vëmendjes në mitingun e Londrës, etapën e 11-të të sezonit të Ligës së Diamantit, që zhvillohet këtë të shtunë.

KERR

Atleti britanik do të tentojë të thyejë rekordin botëror të garës së një miljeje, vendosur nga legjenda marokene Hicham El Guerrouj me rezultatin 3:43.13, kohë e fiksuar plot 27 vite më parë. Kerr, i cili mban rekordin britanik në këtë distancë me kohën 3:45.34 të vendosur në vitin 2024, do të kërkojë të shkruajë historinë duke përmirësuar një nga rezultatet më ikonike të atletikës.

Përballë tij do të jenë rivalë të fortë, mes tyre edhe Nuguse, medalist i bronztë olimpik në 1.500 metra. “Emsley Carr Mile ka një histori të jashtëzakonshme dhe mundësia për të garuar në këtë event në Londër është diçka e veçantë”, u shpreh Kerr, dy herë medalist olimpik në 1.500 metra.

Përveç një tjetër tentative të mundshme për rekord botëror nga Armand Duplantis në kërcimin me shkop, mitingu londinez do të ketë pjesëmarrjen e shumë yjeve të atketikës botërore. Programi i Londrës do të sjellë edhe gara të tjera të nivelit të lartë, sidomos te sprintet.

PANORAMASPORT.AL