Synohet Championsi, Herri Kejn dhe drejtuesit e Bajernit do të diskutojnë së shpejti për rinovimin e kontratës
Ëndrra e Herri Kejn për të fituar Kupën e Botës është shuar. Sulmuesi anglez do të rikthehet së shpejti te Bajerni i Mynihut, ku pritet të zhvillohen bisedime për një zgjatje të mundshme të kontratës.

Një largim nga Mynihu nuk konsiderohet i mundshëm. Kejn po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Bajernin. Nuk është ëudi që drejtuesit e klubit në Mynih dëshirojnë ta mbyllin sa më shpejt marrëveshjen për rinovimin. 32 vjecari pritet të nënshkruaj një kontratë të re me klubin bavarez. Rinovimi i kontratës do të ishte një sinjal i qartë se Bajerni dëshiron të vazhdoj ta ndërtoj projektin sportiv rreth sulmuesit anglez.
Klubi e konsideron Kejnin një nga figurat kyëe të skuadrës, si për cilësitë e tij në fushë ashtu edhe për rolin e tij si lider në dhomat e zhveshjes. Negociatat mund të nisin shumë shpejt. Bajerni mund ta bind sulmuesin e saj kryesor duke i ofruar mundësinë për të luftuar ëdo sezon për trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Kejn e di se ka një mundësi shumë të mirë për ta fituar nëse qëndron te Bajerni”, kujtoi gazetari i Bild, Kristian Falk. Si pothuajse gjithmonë, rreth kapitenit të Anglisë qarkullojnë vazhdimisht zëra për transferime. Herë flitet për një rikthim te Totenham Hotspur, herë për interesim nga Real Madridi. Të dy klubet po kalojnë aktualisht një periudhë tranzicioni.
“Ndoshta Los Blankos do të jenë mjaftueshëm të fortë sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Hosé Murinjo, por këtë nuk e di askush”, vlerësoi Falk, duke iu referuar Real Madridit. Ndërkohë, Totenham Hotspur nuk do të luaj as në garat evropiane pasi mezi shmangu rënien nga liga. “Herri dëshiron ta fitoj Ligën e Kampionëve tani. Ai nuk mund të pres që Totenhami të rindërtohet. Ai dëshiron trofeun e madh”, tha Falk.
Sipas tij, Kejn e di shumë mirë se ëfarë ka te Bajerni i Mynihut. Shpesh thuhet se sulmuesi dhe familja e tij ndihen jashtëzakonisht mirë në Mynih. Për këtë arsye, një zgjatje e kontratës me Bajernin duket skenari më i mundshëm. Në 147 ndeshje zyrtare me klubin bavarez deri më tani, Herri Kejn ka shënuar plot 146 gola, një statistikë e jashtëzakonshme. Performancat e tij mbresëlënëse dhe numri i lartë i golave e kanë bërë atë një nga sulmuesit më të frikshëm në Evropë.
KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL













