Postuar: Korrik 18, 2026 | 15:02
FOTO/ Tenistja bjelloruse harron zhgënjimin në Uimbëlldon, shfaqet duke shijuar pushimet me partnerin
Pas zhgënjimit në Uimbëlldon, Arina Sabalenka ka zgjedhur t’i kushtojë disa ditë relaksi jetës private.

Tenistja bjelloruse ka publikuar në rrjetet sociale një seri fotosh romantike në krah të partnerit të saj, Georgios Frangulis, me të cilin pritet të kurorëzojë dashurinë në martesë.
Sabalenka tashmë e ka fokusin te sezoni në fushat e forta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku synon të rikthehet më e fortë dhe të luftojë për trofetë e mëdhenj.
Mes diellit, detit dhe momenteve të lumtura me njeriun e zemrës, numri një i tenisit femëror duket se ka gjetur formulën perfekte për të karikuar bateritë për pjesën e mbetur të sezonit.

PANORAMASPORT.AL













