Dueli me Bezekin, Markez: Karma, fjalë që e dëgjoj prej vitit 2015
Pas Çmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP, dy histori të mëdha po përshkruajnë sezonin 2026: rikthimi i Mark Markezit dhe rënia e Marko Bezekit.

Markez po tregon sërish formën e një kampioni dhe po rikuperon me shpejtësi pikët në klasifikim, ndërsa piloti i Aprilias po kalon një periudhë të vështirë pas dy goditjeve të fundit. Shumë tifozë e lidhën situatën me incidentin e vitit 2025 në Indonezi, ku Bezeki shkaktoi rrëzimin e Markezit, por spanjolli refuzoi të fliste për “karmë”.
“Karma nuk ekziston. Këtë fjalë e dëgjoj që nga viti 2015 dhe që atëherë kam fituar gjashtë kampionate”, deklaroi Markez. Piloti i Dukatit kujtoi se aksidentet janë pjesë e garave dhe shprehu mbështetje për rivalin e tij italian. Ndërkohë, Bezeki pranoi se momenti është i dhimbshëm pas dëmtimit të klavikulës, por premtoi se nuk do të dorëzohet.
Rikthimi i Markez ka rihapur luftën për titull, duke u dhënë shpresë edhe Horge Martinit dhe Ai Oguras për një betejë të fortë në krye të Botërorit 2026 të MotoGP-së. Pas garës së të dielës së kaluar në Gjermani, pilotët tashmë kanë nisur pushimet, ndërsa do të rikthehen për pjesën e dytë të sezonit që do të nisë në fundjavën e 7-9 gushtit për Çmimin e Madh të Britanisë.
PANORAMASPORT.AL













