Goretzka i dha lamtumirën, talenti i ri i merr fanellën te Bajerni
Tom Bishof do të marrë fanellën me numrin tetë të Leon Goretzkës te Bajerni duke filluar nga sezoni 2026/27.

Mesfushori i gjithanshëm mbajti numrin 20 në sezonin e tij të parë me bavarezët. Goretzka do të largohet nga Bajerni pas përfundimit të kontratës së tij, duke mbyllur një periudhë tetëvjeëare kryesisht të suksesshme me klubin bavarez. Bishof iu bashkua skuadrës së Vinsent Kompani gjatë dritares së veëantë të transferimeve të organizuar nga FIFA për Kupën e Botës për Klube verën e kaluar.
Ai shënoi tre gola dhe dhuroi tre asiste në 39 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të bindur Julian Nagelsman, pasi 21 vjeëari nuk u përfshi në listën e Gjermanisë për Botërorin. Bishof kishte mbajtur më parë numrin 8 gjatë sezonit 2021/22 me ekipin U19 të Hofenhajm.
PANORAMASPORT.AL













