VIDEO/ E PABESUESHME! Libri për fëmijë i publikuar në qershor në SHBA parashikoi finalen e Botërorit. Shkruhet edhe si përfundon ndeshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 18:26

VIDEO/ E PABESUESHME! Libri për fëmijë i publikuar në qershor në SHBA parashikoi finalen e Botërorit. Shkruhet edhe si përfundon ndeshja

Spanja dhe Argjentina kanë shkuar mes peripecish të ndryshme në finalen e Botërorit 2026. Por me sa duket në SHBA kanë qenë të sigurt se kjo do të ishte ndeshja ku do të vendosej fituesi i Kupës së Botës në aktivitetin që organizojnë.

bandicam 2026-07-18 18-26-19-395

Një vajzë spanjolle ka zbuluar në një librari në SHBA një libër për fëmijë të publikuar në muajin qershor, para fillimit të aktivitetit, ku tregohet se si finalja e Kupës së Botës do të ishte mes Spanjës dhe Argjentinës.

Aty shihen shumë prej personazheve të Botërorit, si Mesi, Jamal e Kukureja, ndërsa parashikohet edhe rezultati përfundimtar i duelit, duke i treguar fëmijëve nëpërmjet ilustrimeve se kush do ta fitonte trofeun.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL