VIDEO/ Gjërat nuk shkuan siç e mendonte, Bratu e nis me humbje te Partizani ndaj një ekipi të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 19:43

VIDEO/ Gjërat nuk shkuan siç e mendonte, Bratu e nis me humbje te Partizani ndaj një ekipi të Kategorisë së Parë

Besa dhe Partizani luajtën sot në Luz të Vogël një miqësore mes tyre si pjesë e përgatitjeve për edicionin e ri.

sdfdfsfdsfsdfdsfdsfsd

Trajnerët Magani dhe Bratu kanë përdorur këtë sfidë për të parë në veprim lojtarët si pjesë e përgatitjeve, si emrat që kanë qenë pjesë e klubit, ashtu edhe afrimet që kanë bërë gjatë merkatos  së verës. Ra në sy se trajneri i Partizanit përdori në start emra të rinj të skuadrës dhe jo shumë nga titullarët e zakonshëm të të kuqve në edicionin e kaluar.

Në pjesën e parë ishte Besa që kaloi në fillim në avantazh me anë të Çinedu në minutën e 8, ndërsa Partizani barazoi shifrat me Kekon në minutën e 13. Në të dytën, Besa shënoi edhe një gol të dytë, duke e mbyllur ndeshjen me fitoren 2-1.

BESA-PARTIZANI 2-1
8’ Çinedu, 83’ Guhacaj / 13’ Keko

GOLI I KEKOS (VIDEO)

*Video nga Partizani Channel

asddsasdadsadsaasdasd

PANORAMASPORT.AL