Nuk kanë fund çmenduritë e Çelsit në merkato për Çabi Alonson, paguan mbi 130 milionë euro për futbollistin anglez
Çelsi nuk pyet për shpenzime për të kënaqur kërkesat e Çabi Alonsos. Trajneri spanjoll së shpejti do të ketë nën drejtim një emër të ri për blutë.

Sipas mediave angleze, është arritur një marrëveshje verbale me Aston Vilën për nënshkrimin e Morgan Roxhers, pas është pranuar një ofertë me vlerë 117 milionë paund, rreth 137 milionë euro. “The Athletic” bën të ditur se mbeten për t’u finalizuar detajet, ndaj gjithçka nuk është bërë ende zyrtare.
Megjithatë, është gjetur gjuha e përbashkët me lojtarin sa i përket kushteve personale të tij. Ai do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare deri më 2032, me të drejtën e zgjatjes për një tjetër vit. Vizitat mjekësore do të kryhen të hënën dhe më pas të gjitha palët e përfshira do të nënshkruajnë akordin për transferimin.
Edhe Arsenali interesohej për futbollistin, por ka qenë zgjedhja e tij që të shkonte te Çelsi, në mënyrë që të punonte me Çabi Alonson. Aston Vila do të fitojë kështu një shifër kolosale, pasi bleu lojtarin në vitin 2024 nga Midëllsbrou për 7 milionë paund plus 8 të tjera në formë bonusesh, ndërsa klubi i Championship ruajti edhe 20% të vlerës së kartonit.
PANORAMASPORT.AL













