Në diskutim e ardhmja e tij, Sarri i befason të gjithë me vendimin për Berat Gjimshitin që në ndeshjen e parë
Atalanta ka ndërruar trajner gjatë verës, duke afruar në radhët e saj një emër të njohur si Mauricio Sarri. Tekniku la Lacion dhe iu bashkua projekti të bergamaskëve, me shpresën që të vazhdojë në hapat e Gasperinit që e ktheu skuadrën në protagoniste në Itali e Europë.

Por me afrimin e tij, e ardhmja e Berat Gjimshtit ka qenë në ajër. Trajneri preferon një skemë të ndryshme me katër në prapavijë, duke ndryshuar nga ajo me 3 që përdorte në vitet e fundit Atalanta. Kësisoj, janë ngritur pikëpyetje nëse Gjimshiti do të vazhdonte të ishte te Atalanta apo nëse do të largohej.
Por sot, në miqësoren e parë të Atalantës, që luajti kundër ekipit U21, Gjimshiti jo vetëm ishte në fushë, për Sarri i kishte besuar edhe shiritin e kapitenit, duke dhënë një sinjal të qartë se aktualisht beson shumë te mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.
PANORAMASPORT.AL













