Kobiljar te Vllaznia, por sytë janë nga Disiplina! Ja sa është dënuar boshnjaku
Rijad Kobiljar u prezantua pardje nga Vllaznia. Ish-mesfushori i Tiranës është vendosur nën urdhrat e trajnerit Edi Martini. Me një vendim të datës 30 prill, Disiplina vendosi të pezullonte Kobiljarin për gjashtë ndeshje.

30-vjeçari nxiti kore ofenduese kundër Partizanit pas derbit të fituar, për këtë edhe e pësoi. Kobiljar ka shlyer tri ndeshje, ndërsa i mbeten edhe tri të tjera. Megjithatë ekziston mundësia që Kobiljar të luajë me Vllazninë që në javën e parë të Abissnet Superiore.
Mesfushori mund të falet, por edhe mund të paguajë gjysmën e dënimit. Kujtojmë se Kobiljar ka firmosur për një sezon me kuqeblutë.
VENDIMI I DISIPLINËS – “Lojtari i KF Tirana, Rijad Kobiljar, për sjellje josportive dhe cenim të reputacionit të veprimtarisë futbollistike dhe anëtarëve të saj duke përdorur gjuhë fyese pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë”.
PANORAMASPORT.AL













