Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari i News24 Enrik Mehmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2026 | 22:44

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari i News24 Enrik Mehmeti

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën gazetari i News24, Enrik Mehmeti.

enri-mehmeti

Mehmeti, 40 vjeç, po udhëtonte me motor në momentin kur u përfshi në aksident. Si pasojë e plagëve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Enrik Mehmeti raportonte zhvillimet dhe ngjarjet nga qarku i Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. “Panorama Sport” i shpreh ngushëllime familjes Mehmeti për këtë humbje të madhe.

PANORAMASPORT.AL