Olise i jep fund spekulimeve, francezi dëshiron të…
Prej javësh qarkullojnë vazhdimisht zëra për një transferim të mundshëm të Majkëll Olise te Real Madridi. Tashmë duket se është bërë e qartë se ëfarë dëshiron vetë lojtari në lidhje me të ardhmen e tij te Bajerni i Mynihut. Vetëm të enjten, eksperti i merkatos Fabricio Romano deklaroi se “e vetmja mënyrë që dera të hapet për një largim këtë verë apo në të ardhmen është që Majkëll Olise të thotë: ‘Më lini të largohem.’”

Sipas informacioneve të “Sky Sport”, Olise nuk ka asnjë qëllim ta bëjë një gjë të tillë. Përkundrazi, reprezentuesi francez ka bërë të ditur se dëshiron të qëndroj te kampionët rekord të Gjermanisë. Klubi jo vetëm që dëshiron ta mbaj Olisen, por synon edhe t’i zgjas kontratën. Marrëveshja aktuale e francezit është e vlefshme deri në vitin 2029, por një rinovim i mundshëm mund të shoqërohet edhe me një rritje të pagës për talentin e jashtëzakonshëm.
Olise iu bashkua Bajernit nga Kristal Palas në vitin 2024 dhe që atëherë ka zhvilluar 107 ndeshje zyrtare me klubin bavarez. Në këto sfida ai ka kontribuar drejtpërdrejt në 96 gola, duke shënuar 42 prej tyre, ndërsa ka fituar dy tituj të Bundesligës dhe një Kupë të Gjermanisë me Bajernin. Majtaku tregoi edhe në Kupën e Botës cilësitë e tij, duke regjistruar pestë asistime në katër ndeshjet e para dhe duke ndihmuar Francën të arrinte në gjysmëfinale.
Megjithatë, ëndrra për të fituar Kupën e Botës mori fund pikërisht aty, pas humbjes ndaj kampiones së Evropës, Spanjës. Në atë takim, Olise nuk arriti të përsëriste paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe u përball me kritika të forta për performancën e tij. Veëanërisht të ashpra ishin mediat franceze. Si L’Ékip, ashtu edhe Le Figaro, e vlerësuan 24 vjeëarin me vetëm 2 nga 10 pikë për paraqitjen e tij. Ishte ëmimi që pagoi për atë që konsiderohet ndoshta ndeshja e tij më e dobët gjatë gjithë vitit.
PANORAMASPORT.AL













