Spanja nuk u lejua të kryente stërvitjen e fundit, vendim ndryshe për Mesi & Co që e favorizon… moti
Përfaqësuesja e Spanjës nuk ka mundur të zhvillojë stërvitjen e fundit një ditë para finales së Kupës së Botës, pasi seanca është anuluar për shkak të një stuhie mbi Nju Xhersi.

Lojtarët kishin shkuar në qendrën stërvitore por nuk kanë mundur të kryejnë ushtrimet për shkak të kësaj stuhie, ndërsa pas 45 minutash pritje, u vendos anulimi i saj. Ekipi u kthye në hotel dhe atje ka kryer një seancë vetëm në palestër, në mënyrë që lojtarët të mbanin gjendjen fizike.
Por ndryshe kanë rrjedhur ngjarjet me Argjentinë. Kjo e fundit, duke parë situatën meteorologjike dhe faktin që kishte planifikuar të stërvitej me vonë, ka shtyrë fillimisht seancën me një orë dhe ka mbërritur në fushën stërvitore vetëm kur situata ishte përmirësuar ndjeshëm .
Kësisoj, ajo ka mundur të bëjë rregullisht stërvitje një ditë para finales, duke qenë kështu e favorizuar edhe nga moti për përgatitjet anti-Spanjë.
PANORAMASPORT.AL













