FOTO/ Ish-partnerja e DiKaprios “shtyn” Mesin dhe Argjentinën drejt trofeut
Ish-partnerja e Leonardo DiKaprios, Kamila Morrone, ishte mes tifozëve në stadium për të ndjekur nga afër Lionel Mesin, i cili po udhëheq Argjentinën drejt në Kupën e Botës. Modelja dhe aktorja 29-vjeçare, e lindur nga prindër argjentinas, është një mbështetëse e zjarrtë e kombëtares së drejtuar nga Lionel Skaloni.

Ylli i serialit “The Night Manager” përfitoi nga fakti që turneu po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të parë nga afër ekipin e zemrës. Ajo mbetet tepër aktive në rrjetet sociale, teksa shfaqet rregullisht në mbështetje të argjentinasve, të cilët të dielën do të kenë finalen kundër Spanjës.
Kamila është gati për një tjetër natë magjikë, ndërsa vijon të dhurojë shou edhe në “Instagram”, duke shtyrë fort për Mesin me shokë drejt trofeut të katërt të Kupës së Botës.
PANORAMASPORT.AL













