Spikati në Kupën e Botës, Vozinja pranë transferimit te skuadra e…
Vozinja është kthyer në një nga emrat më të përfolur pas paraqitjeve heroike me Kepin e Gjelbër në Kupën e Botës dhe tashmë ka tërhequr interesimin e disa klubeve. Një tjetër skuadër i është bashkuar garës për ta transferuar portierin me parametra zero këtë verë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, gjiganti kilian Kolo-Kolo ka paraqitur ofertën e parë zyrtare për Vozinjën, ndërsa përfaqësuesit e portierit kanë kthyer përgjigje me një kundërofertë.
Vozinja kërkon edhe një sfidë të fundit në futboll para se të varë dorezat, duke shtuar një kapitull tjetër në një karrierë prej 19 vitesh, gjatë së cilës ka zhvilluar 280 paraqitje.
Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në disa kontinente dhe ka përfaqësuar klube në vende si Kepi i Gjelbër, Angola, Moldavia, Qipro, Sllovakia dhe Portugalia.
Një aventurë në Amerikën e Jugut do t’i ofronte mundësinë për të luajtur në kontinentin e tretë të karrierës së tij, pas Evropës dhe Afrikës.
🚨🇨🇻 Colo Colo are in negotiations to sign Cape Verde GK Vozinha as free agent.
Initial proposal sent, Vozinha’s camp has replied with a counter proposal.
Colo Colo will decide between Vozinha and Santiago Mele soon. 🇨🇱
Vozinha also has more proposals from South America. pic.twitter.com/Dbw2py1uYo
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 18, 2026
PANORAMASPORT.AL













